Infantino këmbëngul në përdorimin e VAR
Panamaja fitoi të drejtën e pjesëmarrjes në finalet e botërorit pas fitores 2 – 1 me Kosta Rikën. Në rastin që vendosi fatin e takimit topi nuk hyri në portë, por gjyqtari e vlerësoi të rregullt.
Ky rast përforcoi akoma më shumë idenë e kreut të FIFA-s, Gianni Infantino se përdorimi i teknologjisë video në ndihmë të gjyqtarëve është i domosdoshëm.
“Kur luan për hyrjen në finalet e botërorit dhe ndeshja vendoset nga një gabim i gjyqtarit mund të ndodhë, por është momenti ta korrigjojmë edhe këtë” – tha Infantino.
Qëllimi është që kjo teknologjia e njohur ndryshe si VAR të përdoret në çdo aktivitet ndërkombëtar të organizuar nga FIFA madje Gianni Infantino kërkon që të vendoset që në finalet e këtij Botërorit 2018.
Teknologjia në ndihmë të gjyqtarëve po eksperimentohet në kampionat si Serie A apo Bundesliga, ku pa patur reagime pro dhe kundër. FIFA e aplikoi edhe në Kupën e Konfederatës e zhvilluar gjatë verës./Tv Klan