Infeksionet virale, rritet numri i fëmijëve në Pediatrinë e Tiranës – (11 Janar 2001)


Infeksionet virale, rritet numri i fëmijëve në Pediatrinë e Tiranës – (11 Janar 2001)

11:42 11/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Infeksionet virale, kanë zënë pjesën më të madhe të shtretërve në spitalin Pediatrik. Në urgjencën e këtij spitali, këto ditë janë paraqitur mbi 150 fëmijë, që kryesisht kanë temperaturë të lartë, të vjella dhe diare. Këto janë simptomat që shoqërojnë prej më shumë se një javë këta fëmijë. Albert Lama mjek koordinator thotë:

Mjeku Albert Lama:- “Në shtëpi ky virus mund të trajtohet me trisol, në rastet me diare të lehtë, kur fëmija paraqet 2-3 herë në ditë dhe po kështu edhe për të vjellat. Afërsisht ka pasur 15 shtrime në ditë në spital, pjesa tjetër janë që mjekohen 24 orë në spital dhe pastaj rikthehen në shtëpi”.

Për mjekët numri i shtruar i të sëmurëve me infeksionin viral nuk është normal për periudhën, pasi këto viroza shfaqen zakonisht në verë. Nuk ka raste vdekjesh, shkaku nuk arrihet të përcaktohet ekzaktësisht, pasi mungon ekzaminimi i virusologjisë. Por sipas mjekëve një arsye është mungesa e konservimit të ushqimeve në kushtet e duhura dhe uji i pijshëm./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme