Infektohen nxënësit në Francë

FILE - In this May 14, 2020 file photo, schoolchildren raise their fingers to answer their teacher Sandrine Albiez, wearing a face masks, in a school in Strasbourg, eastern France. Just days after around a third of French schoolchildren went back to school, ended the gruelling coronavirus-linked lockdown, there has been flare up of about 70 cases with coronavirus in classes. (AP Photo/Jean-Francois Badias, File)

Infektohen nxënësit në Francë

07:00 19/05/2020

Autoritetet franceze kanë vendosur të mbyllin tetë shkolla në qytetin verilindor të Roubaix pasi fëmijët kanë rezultuar me koronavirus, ndërkohë që mësimi do të vijojë online.

Ministri i Arsimit, Jean Michel Blanquer deklaroi për mediat franceze se 70 raste me koronavirus janë konfirmuar në 40 mijë shkollat e vendit që nga rifillimi i mësimit javën e kaluar.

Blanquer shtoi se të gjitha shkollat e prekura janë mbyllur për të treguar se sa të kujdesshme janë autoritetet për shëndetin e fëmijëve. Rreth 40,000 shkolla, çerdhe dhe kopshte u rihapën javën e kaluar, megjithëse frekuentimi nuk ishte i detyrueshëm.

Shumë prindër ishin skeptikë për këtë vendim të qeverisë franceze duke u frikësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre.  Rreth një e treta e nxënësve francezë ose 1.4 milionë fëmijë po ndjekin mësimet, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të mësojë nga shtëpia.

Autoritetet thanë që shumica e shkollave të prekura nga koronavirusi mund të rihapen deri më 25 Maj.

Klan Plus






Të ngjashme