Infektohen punonjësit, mbyllet Kadastra “Tirana-Veri”
Gjashtë drejtori të tjera punojnë me 50 % të stafit
Vala e Covid-19 ka prekur edhe zyrat e Kadastrës në të gjithë vendin. Së fundmi virusi është përhapur edhe në Kadastrën e Tiranës, çka ka bërë që të mbyllet një degë e saj.
Është vetë institucioni i Kadastrës që ka dalë me një njoftim ku bën të ditur se si pasojë e përhapjes së koronavirusit dega veriore e Kadastrës së Tiranës është mbyllur.
Ndërkohë bëhet e ditur se për shkak të situatës së rënduar të infektimeve, edhe në disa drejtori vendore si: Berat, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Tirana Jug, Kamëz-Vorë dhe Vlorë, po punohet me kapacitet të kufizuar në 50 % të stafit.
Kadastra shprehet se në këtë situatë mund të ketë ulje të ritmit të punës dhe shkelje të afateve në shërbime.
Tv Klan