Infektoi 30 gra me HIV, dënohet italiani
Valentino Talluto, është akuzuar se ka infektuar me HIV përmes seksi të pambrojtur rreth 30 femra.
Ai është dënuar në 25 Tetor me 24 vite burg.
Italiani Talluto, thuhet se ka pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura me të paktën 53 gra pas diagnozës së tij të HIV në vitin 2006, ku më e reja prej të cilëve ishte një e mitur, raporton BBC.
33 – vjeçari me profesionin kontabilist ka përdorur rrjetet sociale për të gjeta femra dhe më pas kryente marrëdhënie seksuale me ato pa përdorur masa mbrojtëse.
Avokatët e Tallutos kishin argumentuar se veprimet e klientit të tyre ishin “të pakujdesshëm, por jo të qëllimshëm”.
Edhe pse ka pasur nga ato femra që kanë kërkuar që ai të përdorë prezervativ, Tallutos nuk ka pranuar, duke thënë se ishte alergjik ndaj tyre.
Sipas mediave lokale, viktimat qanë kur u lexua dënimi. Sidoqoftë, ajo nuk i përmbahej afatgjatë që prokurorët kishin kërkuar.
/tvklan.al