Infermieri ripërdori shiringat, infektoi 5 persona me HIV


Infermieri ripërdori shiringat, infektoi 5 persona me HIV

10:50 10/02/2017

Një spital kinez ka pranuar aksidentalisht infektimin e pesë personave me HIV për shkak se një anëtar i stafit të ripërdori pajisjet mjekësore që duhet të ishin hedhur.

Zyrtarët thanë se një teknik laboratori ripërdori një shiringë, nga e cila i mori gjak një individi me HIV.

Autoritetet e përshkruan këtë si një “shkelje të rëndë të profesionit”. 5 persona janë shkarkuar nga puna në spitalin e provincës së Zhejiang.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se ishin informuar mbi situatën që më 26 janar.

Të prekurit do të marrin trajtim dhe kompensim, thuhet në deklaratën e shkurtër të zyrtarëve të shëndetësisë./tvklan.al






Të ngjashme