Inflacioni në muajin Dhjetor 1.1%
U rritën vetëm ushqimet, argëtimi dhe qiratë
Niveli i inflacionit për muajin Dhjetor të 2019-ës zbriti në 1.1%, larg tagrit prej 3% të vendosur nga Banka Qëndrore dhe më i ulët edhe se një vit më parë.
Situata e rënies së kërkesës ka ndikuar që edhe për muajin e fundit të vitit inflacioni të ketë rritje modeste.
Grupi i vetëm i cili ka patur rritje të çmimeve është ai i ushqimeve. Sipas Institutit të Statistikave, në Dhjetor çmimet e ushqimeve u rritën me 2.6%, e po ashtu rritje pësoi grupi i argëtimit dhe qirave.
Energjia, karburantet dhe grupi i veshjeve nuk pësuan rritje. Inflacioni mesatar për vitin që lamë pas është 1.4%, ndër më të ultit në dy dekadat e fundit.
Tv Klan