Ingrid Shuli intervistë për skandalin (21 Korrik 1999)
Intervistë me Ministren e Punëve Publike të Transportit, zonjën Ingrid Shuli.
Ingrid Shuli: Nuk ka mjegull, s’ka asnjë lloj mjegulle. Ne i kemi sqaruar problemet, nuk ka problem. Tani diskutimet mund të vazhdojnë në nivelin e tryezës së koalicionit. Përsa kishim probleme brenda për brenda Ministrisë, janë të sqaruara, sepse letrat janë te qarta dhe të sakta dhe jemi të hapur për çdo lloj kontrolli, për çdo lloj nevoje që të ketë për sqarim të këtij problemi.
Gazetari: Ju ka vënë kufij kohorë zoti Kryeministër në mbledhjen që pati para disa kohësh në kuptimin e realizimit të projekteve dhe a ka kërkuar ai dorëheqjen tuaj?
Ingrid Shuli: Absolutisht nuk është thënë një gjë e tillë dhe natyrisht që në punën e një ministri ka detyrime, ka rezultate, ka arritje. Do të matet puna në bazë të tyre nëse jemi në gjendje të arrijmë këto rezultate, do ta mbajmë detyrën, nëse jo ka të tjerë më të mirë më të zotët që mund ta vazhdojnë. Ju lutem mos ma kujtoni 500 mijë dollarësh, ai 500 mijë dollarësh i është premtuar Qeverisë Shqiptare dhe jo vetëm Ministrisë Punëve Publike e Transportit. Është një firmë që dëshiron të futet në Shqipëri, në gjitha linjat e transportit ndërkombëtar. Natyrisht Ministria e Punëve Publike të Transportit do të bëjë një politikë dhe një strategji për realizimin e detyrave të këtij sektori dhe nuk ka ndërmend t’i japi vetëm një firmë të drejtën e ushtrimit të këtij aktiviteti. Përkundrazi ja ka dhënë 6 firmave ndër të cilat 3 të parat janë shqiptarë, 3 të dytat mund të jenë edhe greke por të regjistruara si firma shqiptare prej vitesh./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame