Ingrid Shuli për akuzat – (17 Mars 2000)


Ingrid Shuli për akuzat – (17 Mars 2000)

19:54 17/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Përgjegjësia për vonesat në përfundimin e ndërtimit në akset rrugore në të gjithë vendit, gjendja e keqe e rrugëve si dhe dyshimet e ngritura për abuzimet me fondet ka rënë mbi ministren e Transportit Ingrid Shuli. Kohët e fundit akuzat ndaj zonjës Shuli janë shtuar bashkë me zërat për një zëvendësim në kabinetin Meta.

Gazetarja:- Ditët e fundit keni qenë ministrja më e sulmuar, si i komentoni sulmet ndaj jush duke ballafaquar me punën që keni bërë?

Ingrid Shuli:- “Ka shumë influencë, nuk është përshkak të paaftësisë timeapo të pamundësisë për të drejtuar dikasterin por ka të tjera arsye, nuk më pëlqen të ndalem këtu. Megjithatë unë sërisht do të përpiqem të punoj siç kam punuar dhe të nxisë sa më shumë stafin të punojnë për realizimin e detyrave që i kemi vënë vetes. Viti 2000 do të jetë viti i rrugëve”.

Gazetarja:- Mendoni se këto ndikojnë tek kryeministri?

Ingrid Shuli:- “Kryeministri do të bëj detyrën e tij dhe do të na vlersojë të gjithëve nga rezultatet e punës dhe në qoftë se ai gjykon se unë nuk kam kryer si duhet detyrën, ai do të vendos, nuk ka asnjë problem”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego 






Të ngjashme