Iniesta e nis me Superkupën e Japonisë


Iniesta e nis me Superkupën e Japonisë

07:20 09/02/2020

9 penallti të humbura pas shtesave

Legjenda e futbollit spanjoll Andres Iniesta ndihmoi skuadrën e tij Vissel Kobe në fitoren e Superkupës së Japonisë, ndaj skuadrës së Yokohama pas gjuajtjes së 11-metërshave që ishin një moment çmendurie për të gjithë.

Koha e rregullt bashkë me shtesa përfundoi në barazim 3-3 dhe skuadrat iu drejtuan penalltive për të përcaktuar fituesin. 4 të parat u realizuan me sukses më pas 9 futbollistët nga të dy skuadrave ishin të pasaktë.

Më në fund erdhi radha e Yamaguchi, shok skuadre me Iniestën, i cili siguroi trofeun e parë të sezonit. Kampionati i rregullt në Japoni nis më 21 Shkurt.

Paradoksal ishte momenti kur krah Superkupës futbollistët e Vissel Kobe ngritën edhe çekun prej 30 milionë jenësh japonezë që është afërsisht 250 mijë euro. Shpërblimi për të gjithë ekipin është në fakt sa gjysma e rrogës që Iniesta merr në një javë tek skuadra japoneze.

Tv Klan






Të ngjashme