Insekti ndërpret fjalimin e Presidentit (Video)
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ishte duke mbajtur një fjalim (8 Maj) në momentin që një insekt bie mbi shpatullat e tij të mërkurën mbrëma.
Duterte, 74 vjeç, po mbështeste kandidatët e Senatit në provincën qendrore të Boholit kur insekti lëvizte në shpatullën e tij të majtë, sikurse duket në video.
Një ndihmësr femër nxitoi për ta larguar insektin, por mesa duke ishte e pamundur. Edhe pse ajo mori disa fletë të bardha dhe tentonte ta largonte, ai ra në pjesën e përparme të bluzës. Ishte vetë presidenti ai që e largoi dhe e hodhi në dysheme insektin, ku nuk mungoi dhe batua nga Kreu i Shtetit ti cili tha se insektin e ka sjellë opozita Liberale.
“Është liberale! Kjo është e sigurt”
, tha z. Duterte dhe e gjithë turma nisi të qeshte. Më pas gjithçka iu rikthye normalitetet dhe fjalimim përfundoi pas dy orëve.
/tvklan.al