INSIG edhe në Kosovë – (29 Shkurt 2000)


INSIG edhe në Kosovë – (29 Shkurt 2000)

22:46 29/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

INSIG kërkon treg përtej kufijve shtetëror si dhe krijohet mundësia që drejtuesit kosovar të mund të sigurohen. Ky lajm është bërë I ditur nga drejtuesi i institutit Minxhozi, pas rikthimit në detyrë nga një mungesë e gjatë shëndetësore. Menjëherë pas pajisjes me autorizim nga UNMIK, dega INSIG lejohet të filloj veprimtarinë siguruese të detyrueshme të mbajtësve të mjeteve motorik për përgjegjësi ndaj palëve të treta. Nesër fillon veprimtaria që do të ushtrohet fillimisht në qytetet Prishtinë dhe Prizëren e më pas në qytetet e tjera.

Futja në Kosovë e këtij sistemi sigurues do të realizoj një rregullsi përsa i përketë ngritjes së institucioneve por edhe një stabilizim jetësor.

Bardhyl Minxhozi:- “Futja e këtij shërbimi në Kosovë është një element i futjes në procesin e stabilizimit të jetës në Kosovë, sepse efektivisht sigurimet e detyrueshme do të zgjidhin mjaft probleme, konflikte që sot nuk zgjidhen midis palëve që shkaktojnë aksidente automobilistike në rrugë”.

Por si e sheh dhe do ta përballoj INSIG-u konkurencën me shoqëritë e tjera?

Bardhyl Minxhozi:- “Konkurenca është padiskutim një motorr që i jep mundësi të gjithëve për tu përsosur dhe INSIG-u i ka të gjitha mundësitë për ta përballuar këtë”.

Ky vit që sapo ka nisur për INSIG është fillimi i rikonstruktimit të ekonomisë që do të synoj ruajtjen e lidershipit të sigurimeve në treg,/tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme