Inspektorët e UEFA-s kërkojnë përjashtimin nga Europa, reagon Skënderbeu
Skënderbeu nuk është dënuar me përjashtim nga Kupat e Europës, ndërsa dokumenti i publikuar sot është kërkesa për gjykim e inspektorëve të disiplinës së UEFA-s.
Sqarimi vjen nga klubi korçar, në një reagim pas lajmeve më të fundit të publikuara sot në mediat sportive mbi ekzistencën e vendimit të UEFA-s për dënimin.
Në një njoftim publikuar në rrjetet sociale, Skënderbeu thotë “se dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimtar, por kërkesa për gjykim e inspektorëve të disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së apelit, të komisionit të disiplinës dhe etikës në UEFA.
“
Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit. Kjo procedurë është konform nenit 29/3 të kodit të disiplinës së UEFA-s, gjithashtu ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një çështje disiplinore në proces për të cilën nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore.
”
Skënderbeu tha se është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorëve të disiplinës dhe se po ndjek “
procedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë dhe shprehim sigurinë tonë që çështja do të mbyllet me sukses.
”/tvklan.al