Inspektoriati Shëndetësor ndëshkon 4 subjekte


Inspektoriati Shëndetësor ndëshkon 4 subjekte

21:35 23/03/2020

Tregtonin duke shkelur rregullat e sigurisë dhe higjienës

Pavarësisht urdhërit për mbylljen e restoranteve dhe respektimin e kushteve higjienike, disa subjekte private nuk i kanë respektuar rregullat.

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor njofton se ka gjobitur një restorant në Gjirokastër që ishte hapur, një subjekt në Durrës që tregtonte në kushte të papërshtatshme, dhe një market e një farmaci në Dibër.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 1500 kontrolle, ndërsa në 10 ditët e fundit janë ndëshkuar me gjobë 14 subjekte ku janë gjetur shkelje.

Tv Klan






Të ngjashme