Instalohet në Vlorë pika e luftës kundër trafiqeve të lendeve narkotike (2 Mars 2001)
Kjo është vila në të cilën është vendosur instalimi i luftës kundër trafiqeve. Marrëveshja ka ekzistuar që përpara, por dje është firmosur nga Ministri i Rendit Publik Ilir Gjoni dhe homologët e tij, ministri grek, italian dhe ai gjerman.
Kjo qendër është menduar të ngrihet në Vlorë, ish shtëpia e udhëheqësve. Vlora mendohet të jetë vendi më me shumë trafiqe. Për pajisjet që do të instalohen në këtë qendër, shpjegon drejtori i Qarkut të Policisë së Vlorës, Gjovalin Loka:
“Në kuadrin e një bashkëpunimi mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare është nënshkruar marrëveshja.”/tvklan.al