INSTAT: Çmimet e konsumit janë rritur me 1.6 përqind


INSTAT: Çmimet e konsumit janë rritur me 1.6 përqind

19:23 08/01/2010

Çmimet e konsumit gjatë muajit të fundit të vitit shënuan një rritje prej 1.6 përqind krahasuar me muajin paraardhës, duke konfirmuar shtrënjtimin e vënë re në tregjet ushqimore gjatë festave të fundvitit.

Sipas Institutit të Statistikave, inflacioni për Dhjetorin e vitit 2009 ka arritur në nivelin 3.5 përqind.

Rritje çmimesh konstatohen në pjesën më të madhe të grupit të ushqimeve dhe pijeve, ku rritja më e madhe i takon zarzavateve me mëse 22 përqind.

Po ashtu, çmimi i naftës u rrit me 1.1 përqind, ndërsa benzina me 0,3 përqind.

Tv Klan






Të ngjashme