INSTAT: Deficiti tregtar në Shtator 27 mld lekë
Defiçiti tregtar u rrit në muajin Shtator të këtij viti me 10,6 %, krahasuar me Shtatorin e një viti më parë, duke arritur në 27 miliardë lekë.
Të dhënat janë publikuar nga Instituti i statistikave sipas të cilit në krahasim me vitin 2015, deficiti në këtë periudhë u zgjerua, ndërsa krahasuar me muajin Gusht të këtij viti shënoi ulje.
Në analizën e bërë për tregtinë e jashtme, lidhur me eksportet, INSTAT thotë se ato shënuan rritje, si në krahasim me një vit më parë, por edhe në krahasim me muajin Gusht.
Rritje në të dyja periudhat e marra në krahasim shënuan edhe importet e mallrave nga jashtë.
Sipas INSTAT, në Shtator 2016 importet arritën në 47 mld lekë .
Rrija e eksporteve të mallrave shqiptare është ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” , “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” “Ushqim, pije, duhan”.
Ndërsa në rritjen e importeve të mallrave nga jashtë ndikim kanë dhënë grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale, makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” dhe “Tekstile këpuce.”
Tv Klan