INSTAT nis regjistrimin e popullsisë (9 Prill 2001)


INSTAT nis regjistrimin e popullsisë (9 Prill 2001)

12:49 09/04/2001

Repoba, emri që kemi dëgjuar shpesh nëpër reklama apo kemi lexuar në fletëpalosje, do të thotë regjistrimi i popullsisë dhe banesave. Që në datën 1 prill, në të gjithë Shqipërinë, ka nisur regjistrimi i popullsisë dhe banesave. Kjo është zyra 7 e Tiranës e cila ka 3 supervizorë , 45 kontrollorë dhe 245 anketues. Që këtu nis puna e përditshme e një anketuesi të INSTAT-it.

Pasi mbledh të dhënat e këtyre dy formularëve ku i verdhi është për ndërtesën, ndërsa i kaltri për individin, anketuesi largohet duke vendosur tek dera fletën Repoba, e cila tregon se kjo banesë është regjistruar. Pasi mbaron anketimet e ditës, anketuesja paraqet formularët kontrollorit duke i përcjellë shqetësimet dhe problemet që ka hasur gjatë regjistrimit. Më pas kontrollorët ia paraqesin këtë formular supervizorit.

Supervizorja e zyrës 7 në Tiranë thotë se ka vështirësi. Qëllimin për regjistrimin e popullsisë e jep Emira Galanci, shefe e Zyrës së Demografisë:

“E para që të dimë sa është popullsia shqiptare, por dhe e huaj që është përkohësisht prezente në momentin e regjistrimit sepse regjistrimi është një fotografi e çastit dhe momenti i tij është data 31 mars ora 24:00.”/tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme