INSTAT: Papunësia zbret në 12.1%
Niveli i papunësisë në Shqipëri ka rënë me 0.4 pikë përqindje në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë. Niveli zyrtar i papunësisë sipas Institutit të Statistikave është 12.1%. Në total 7132 persona në këtë periudhë kanë gjetur punë.
Trajektorja rënëse e shkallës së papunësisë ka vazhuar për të dytin vit rresht tremujor rresht, e mbështetur nga dy degë të rëndësishme, industria dhe shërbimet.
Në sektorin e industrisë punësimi u zgjerua me 3%, te shërbimet me 3.6%, ndërsa në bujqësi punësimi u ul me 1.8%.
Sërish papunësia tek të rinjtë mban peshën kryesore te numri i të papunëve. 28% e të rinjve të moshës 15- 29 vjeç nuk kanë gjetur ende një punë dhe 8.3 % e tyre klasifikohen si të dekurajuar.
Sipas INSTAT, edhe niveli i pagave për muajt e parë të këtij viti është rritur me 4.9% në terma vejtorë. Pagat në sektorin shtetëror vijojnë të mbeten më të larta se në sektorin privat.
Në Shqipëri paga mestare ka arritur 51.5 mijë Lekë, ndërsa niveli më i lartë i tyre është në sektorin e shërbimeve financiare.
Tv Klan