INSTAT: Ulet papunësia në tremujorin e parë 2016
Instituti i Statistikave thotë se, 3 muajt e parë të këtij viti, papunësia shënoi rënie, ndërsa punësimi u rrit.
Sipas INSTAT, papunësia në periudhën Janar – Mars arriti në 16,6 % duke shënuar një ulje prej 0,74 pikë përqindje nga tremujori i katërt i vitit 2015, ndërsa punësimi u rrit me 2.1% krahasuar me fundin e 2015 -ës.
Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë punësimi u rrit me 5,2 %.
Tv Klan