Institucionet shtetërore 1 ditë pas zgjedhjeve lokale (2 Tetor 2000)
Të gjitha institucionet shtetërore një ditë pas zgjedhjeve për pushtetin lokal, kanë vazhduar punën normalisht. Në të gjitha zyrat, njerëzit përveç impenjimeve të ditës, kanë renditur në bisedat e tyre interesimin për përfundimin e procesit zgjedhor. Në zyrat e Ministrisë së Punëve Publike, nëpunësit thonë se gjatë orareve të punës nuk u lejohet të flasin për procesin zgjedhor, por kanë lexuar shypin e ditës, kanë parë lajmet dhe presin rezultatin përfundimtar./tvklan.al