Instituti i Kërkimeve Veterinare në Shqipëri punon me vetëfinancim (3 Maj 2001)
Ky është Instituti i Shërbimeve Veterinare i vetmi në Shqipëri që prodhon vaksina kundër sëmundjeve të kafshëve. E veçanta e këtij insitucioni është se ai prej shumë vitesh punon me vetëfinancim. Gjithashtu për prodhimin e vaksinave të tilla si plasja, turbekulina, brulecoza, insituti financohet nga shteti i cili i blen dhe i shpërndan falas vaksinat për fermerët. Në laboratorin e institutit zë fill prodhimi i të gjithë preparateve veterinare.
Puna për përgatitjen e vaksinave fillon në këto shishe ku ruhet mikrobi që përdoret për një lloj vaksine, në rastin konkret për atë të plasjes. Vaksina quhet e përfunduar kur bëhet hollimi i tretësirës që përmban mikrobin e cila duhet të jetë në raportin 20 milionë bakteriere për 1000 mililitra tretësirë. Kohët e fundit ky institut ka arritur që disa nga prodhimet e tij t’i nxjerrë në shitje në tregun e huaj./tvklan.al