Instituti i Studimeve Pedagogjike do të hartojë tezat e konkursit në universitete – (30 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Tezat e konkursit, për pranimin e studentëve në shkollat e larta do të përpilohen nga Instituti i Studimeve Pedagogjike. Këtë gjë e kanë kërkuar specialistë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Deri tani, teza është ndarë në 60% që i përkiste testit të përgjithshëm të shkollës së mesme dhe përpilohej nga ky institut dhe 40% testi special që përpilohej nga dekanatet e fakulteteve.
Për të shmangur abuzimet dhe mënyrën e procedimeve, në institut do të bëhet vetëm përpilimi i 100% i testit, ndërsa kontrolli dhe vlerësimi do të bëhet nga komisionet e posaçme që do të merren me korrigjimin pranë fakulteteve. Që prej vitit 1993, kriteri bazë i pranimit të studentëve në universitete është konkursi./tvklan.al