Integrimi i Komunitetit Rom 2020
Strategjia për “Integrimin e komunitetit rom për 2020” ka mbledhur në Bruksel, Ministrat e Mirëqënies Sociale të vendeve të Ballkanit dhe Turqisë. Katër objektivave të mëparëshme për vendet anëtare të Bashkimit Europian i është shtuar tashmë edhe një objektiv tjetër për vendet e zgjerimit.
Johannes Hahn, komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit:
“Ne kemi vendosur që të shtojmë një prioritet tjetër për vendet e zgjerimit që ka të bëjë me aksesin në regjistrat civilë. E rëndësishme për ne është edhe lufta kundër diskriminimit dhe varfërisë, e cila është përfshirë gjithashtu në politikën tonë për komunitetin rom”
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi pohon se Shqipëria ka përparuar në këtë drejtim duke miratur strategjinë dhe planin e veprimit.
Blendi Klosi, Ministër i Mirëqënies Sociale:
“
80% e të rinjve do të duhet të regjistrohen në arsimin profesional. Ndaj kërkohen regjistrime në zyrat e shtetit, regjistrimi në gjendjen civile, regjistrimi në kujdesin shëndetësor, arsim dhe punësim ».
Për themeluesin e fondacionit të Shoqërisë së Hapur, George Soros, në dhjetëvjeçarin e shkuar çështja rome nuk është trajtuar siç duhet.
Tv Klan