Integrimi i Shqipërisë në BE, zyrtari i SPD: Mbështetje maksimale


Integrimi i Shqipërisë në BE, zyrtari i SPD: Mbështetje maksimale

13:36 10/10/2016

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë një ditore pune në Hamburg, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Shqipëri – Gjermani.

Në një njoftim të shpërndarë nga Zyra për Shtyp e Kryeministrit thuhet se, kreu i qeverisë u prit në një takim të veçantë nga kryetari i parë i Bashkisë së Hamburgut, Olaf Scholz.

Takimi u përqëndrua kryesisht në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, për të cilin Scholz, zyrtar i lartë i Partisë Social Demokrate Gjermane, shprehu mbështetjen maksimale.

Rama dhe Scholz biseduan edhe për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si edhe për krizën e refugjatëve me të cilën përballet Europa./tvklan.al






Të ngjashme