Intelektualët në emigrim – (11 Mars 2000)


Intelektualët në emigrim – (11 Mars 2000)

14:40 11/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Rreth 40% e intelektualeve shqiptare sot emigrojne jashte shtetit. Numri i ketyre intelektualeve qe jane ne emigracion eshte rritur gjate vitit 1999. Kushtet me te mira te jeteses, trajtimi me i mire financiar si dhe shkollimi dhe prespektiva e femijeve i kane detyruar ata te largohen jashte shqiperise. Nga statistikat e nxjerra rreth 40 % e intelektualeve shqiptare kane emigruar jashte vendit. Në krahasim me vitin ’98, kur 36% e intelektualëve shqiptarë ishin në emigracion vërehet një rritje prej 4%. Emigrimi i elitës intelektuale ka perfshire kryesisht moshat e reja.  

Rreth 70% e emigrantëve që i përkasin shtresës intelektuale janë meshkuj dhe 32% janë femra. Qytetet më të prekura nga ky fenomen janë Tirana me 82% të numrit të përgjithshëm të intelektualëve që kanë emigruar, Fieri me 7% dhe Elbasani me 3%.

Krahasuar me vendet e tjera të Europës, Shqipëria prej vitit ’90 ka nivelin më të lartë të emigracionit intelektualë./tvklan.al






Të ngjashme