Intensiteti i dritës dëmton shikimin


Intensiteti i dritës dëmton shikimin

09:30 19/12/2019

Nuk është ngjyra blu e pajisjeve teknologjike problemi, por intensiteti i dritës së lëshuar. Kështu, një studim i Universitetit të Manchester dhe i publikuar në revistën shkencore Curretn Biology shpjegon se problemet në shikim dhe me gjumin nuk i shkakton drita blu e smartphone-ve apo kompjuterëve, por intensiteti i dritës së lëshuar.

Kjo e fundit, sa më e lartë është, aq më shumë stimuluese rezulton, pavarësisht ngjyrës blu apo të verdhë.

Sipas autorëve të studimit, këto rezultate pasqyrojnë atë që në fakt ndodh edhe në natyrë, pasi gjatë ditës në përballemi me dritë të bardhë apo të verdhë, ndërsa nga muzgu është ngjyra blu ajo që mbizotëron.

Sipas tyre efektet negative që mund të sjellin probleme me gjumin apo me shikimin të ekraneve të pajisjeve teknologjike nuk mbërrijnë nga ngjyra e dritës, por ndriçimi, që duhet mbajtur gjithnjë në nivele jo shumë të larta.

Klan Plus






Të ngjashme