Inter afron kapitenin e Manchester United
Kërkon Eriksen dhe Giroud
Anglezi Ashley Young zbriti në Milano dhe kaloi vizitat mjekësore për tu bërë pjesë e Inter pasi të hedhë zyrtarisht firmën në kontratë.
Nis kështu aventura e re profesionale për Young. Mbrojtësi i krahut zbarkoi me nga një avion privat në aeroportin e Malpensas.
34- vjeçari vjen pasi la shiritin e kapitenit tek Manchester United. Atij i përfundoi kontrata me klubin britanik dhe vendosi largimin pasi nuk e pa mundësinë se mund të vazhdonte.
Inter do të paguajë 1.5 milionë euro në arkat e United, plus 500 mijë të tjera nëse shpallet kampion. Jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga Eriksen, por drejtuesit e Inter kanë shkuar më tej duke u takuar me menaxherin e mesfushorit.
Mediat italiane raportojnë se akordi mes klubit dhe lojtarit është total. Zikaltrit do t’i ofrojnë një kontratë deri në 2024.
Danezi do të paguhet 7 milionë euro në sezon, ndërsa Tottenham do të marrë 10. Mund të përfshihet në tratativë edhe Matias Vecino.
Në listën e Inter është edhe sulmuesi Frances Oliver Giroud. Tratativat me Chelsea nuk kanë ndalur ende.
Tv Klan