Inter interesohet për Kumbullën


Inter interesohet për Kumbullën

17:45 15/01/2020

Verona kërkon 20 milionë euro për mbrojtësin

Marash Kumbulla po kthehet në një objektiv të Inter. Pas fjalëve në media po kalohet te faktet. Menaxheri i mbrojtësit shqiptar, Gianni Vitali, është parë te selia e klubit zikaltër, ku ka patur takim me drejtues të skuadrës.

Duket se Inter po përpiqet të paraprijë interesimin e shumë skuadrave në Itali dhe jashtë saj për mbrojtësin 19-vjeçar, i cili është pjesë e Kombëtares. Kumbulla, i cili debutoi këtë sezon në Serie A me Verona, pati një rritje të menjëhershme të vlerës së kartonit.

Klubi i tij ,ku është nën kontratë deri në 30 qershor të 2022, kërkon 20 milionë euro sipas asaj që shkruhet në mediat italiane. I rritur në akademinë e Veronës mund të kthehet në një përfitim të jashtëzakonshëm dhe të vendosë një rekord për transferimin e një futbollisti shqiptar.

Tv Klan






Të ngjashme