Inter merr vendimin përfundimtar për Eriksen: Largohet në Janar


Inter merr vendimin përfundimtar për Eriksen: Largohet në Janar

19:18 23/12/2020

Christian Eriksen do të largohet nga Interi në Janar. Konfirmimi erdhi nga Beppe Moratta, administratori i deleguar i Interit i cili foli para ndeshjes kundër Veronës.

Ai është absolutisht në listën e transferimeve. Nuk funksionon me ne. Është e drejtë që t’i japim atij mundësinë për të gjetur më shumë hapësirë ​​diku tjetër. Sigurisht nuk është një dënim”, u shpreh ai.

Tashmë Inter ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e Eriksen dhe bëhet me dije se Conte do të zhvillojë një takim me drejtuesit për emrin e ri.

“Nuk më pëlqen të jap emra, shohim shumë gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me ne. Ne e kemi thënë disa herë: ju jeni të informuar mirë dhe i njihni lojtarët që janë në listën e transferimeve”, shtoi Moratta.

Eriksen u transferua këtë verë tek Inter, por duket se ai nuk është përshtatur me ekipin pasi në ndeshjet që është aktivizuar nuk ka qenë në formën e tij më të mirë./tvklan.al






Të ngjashme