Inter prezanton Christian Eriksen
4 vjet e gjysmë dhe 7.5 mln euro në sezon
Kush nuk kërcen është kuqezi. Me këto thirrje të tifozëve të Inter, poshtë ndërtesës së Komitetit Olimpik Italian, është pritur Christian Eriksen.
Raportohet se Inter ka paguar 17 milionë paund për mesfushorin, i cili ka pranuar të bëhet pjesë e skuadrës së Serie A, pasi ka patur disa telefonata me trajnerin Conte.
Eriksen ka nënshkruar për 4 sezone e gjysmë me zikaltrit dhe do të paguhet 7.5 milionë euro në vit, plus bonuset.
Ai do të marrë pjesë edhe në stërvitje, por nuk do të jetë në ndeshjen e kupës ndaj Fiorentinës, debutimi pritet të jetë ndaj Udinese në fundjavë.
Christian Eriksen është futbollisti i tretë që Interi afron në merkaton e Janarit, pas Ashley Young dhe Victor Moses. Antonio Conte pretendon të konkurrojë fort në pjesën e dytë të sezonit me merkaton që ka bërë.
Tekniku ka nevojë edhe për një sulmues pas largimit të Politano. Synimi është Oliver Giroud i Chelsea.
Tv Klan