Interesim për ndeshjen Shqipëri-Poloni
Biletat po shkojnë drejt mbarimit për takimin kualifikues Katar 2022 që do të luhet në “Air Albania”
Edhe në ditën e sotme, sportdashësit ishin në radhë për të siguruar një biletë për sfidën që do të luhet në mbrëmjen e së martës së ardhshme.
Synimi i kuqezinjve është që të dalin në vend të dytë në renditjen e Grupit I, që do t’u japë mundësinë që të marrin pjesë në play off.
Më 9 Tetor, Shqipëria luan në Budapest kundër Hungarisë pa tifozë dhe pas 3 ditësh luan kundër polakëve.
Trajneri Edi Reja deklaroi se objektivi është që të merren 4 pikë nga dy sfidat kualifikuese të botërorit Katar 2022.
Kuqzinjtë kanë nevojë për mbështetjen e tifozve në këtë takim vendimtar, e interesimi i tyre ka qenë i madh.
Çmimet e biletave nisin nga 1000 lekë deri në 18.000 lekë.
Në stadiumin “Air Albania” gjithçka është gati për këtë përballje, ndërkohë që gjendja e fushës është optimale, pas shtrimit të tapetit të ri.
Shqipëria u mund 4-1 në takimin e parë të luatjur në Varshavë kundër Polonisë.
Klan News