Internet dhe në makina (05 Janar 2012)


Internet dhe në makina (05 Janar 2012)

12:01 05/01/2012

Automjetet me internetit të inkorporuar po bëhen gjithnjë e më të kërkuara. Sipas anketimeve të kryera kohët e fundit është vënë re një tendencë në rritje nga ana e prodhuesve të automjeteve, të cilët pritet ta shndërrojnë në detyrim prodhimin e automjeteve me internet Wi Fi apo 3 G.

Nga 200 konstruktorë automjetesh të përfshirë në këtë anketim, një e treta e tyre mendojnë se teknologjia e informacionit në automjet është pothuajse po aq e rëndësishme sa edhe sigurimi i automjeteve. Prodhuesit po planifikojnë të nisin bashkëpunimin me kompanitë muzikore, të telekomunikacionit dhe ato të internetit.

Brenda 5 viteve të ardhshme blerësit do të kenë mundësinë të shohin në automjetet e tyre, pajisje markave të njohura të fushës së teknologjisë së internetit si Microsoft e Google. Një bashkëpunim i tillë në fakt ka nisur prej kohësh. Sipas statistikave, ritmi i prodhimit, i rendit të tretat pajisjet të mundësojnë përdorimin e internetit në automjete, pas smartfonëve apo tabletave./tvklan.al






Të ngjashme