Intervista e Bamir Topit pas 10 muajsh në Presidencë


Intervista e Bamir Topit pas 10 muajsh në Presidencë

Autori: Blendi Fevziu

23:25 29/05/2008

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu.

Fokusi i intervistës ishte gjithë aktiviteti politik i Presidentit dhe presidencës në raportet me maxhorancën, ndryshimet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë. Në 10 dhjetë muaj në krye të Presidencës, Topi tha se nuk ka pasur kohë për të bërë bilance, pasi kjo periudhë ka qenë shumë intensive.

“Gjithçka që ka ndodhur është brenda parashikimeve. Unë nuk vija nga rruga, kam qenë aktiv në jetën politike. Një eksperiencë parlamentare është prekursor i një pune të suksesshme në presidencë. Kam qenë familjar me punën e presidencës dhe ky ka qenë avantazh pozitiv”, tha Topi./tvklan.al






Të ngjashme