Intervista e Hashim Thaçit pas firmosje së marrëveshjes së Rambujesë
Autori: Blendi Fevziu
23:26 04/04/1999Opinion– Hashim Thaci, një prej personazheve më të njohur të politikës kosovare ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” pas marrjes së mandatit si kryeministër të qeverisë së përkohshme më 1999.
Intervista është realizuar nga analistët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, pas firmosjes në Paris të marrëveshjes për autonominë thelbësore të Kosovës.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes paqësore në Paris, pala kosovare vazhdoi me një vizitë në Bruksel me Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, me të cilin zhvilluam një bisedë konstruktive dhe u njohëm me planet e NATO-s në Kosovë. Më pas zhvillova një bisedë kokë më kokë me Wesley Clark, nga i cili u informova mbi premtimet e NATO-s që ishin të dokumentuara. NATO është e vendosur dhe pavarësisht nënshkrimit nga pala jugosllave do të jetë në Kosovë jo vetëm me intervenim ajror”, u shpreh Thaçi.
Gjatë intervistës përballë analistëve, Thaçi rrëfeu gjithashtu se si u zgjodh në krye të UÇK-në për ta përfaqësuar atë formacion në bisedimet e Rambujesë.
“Unë jam drejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Caktimi si kryesues i delegacionit për Kosovën ka qenë një vendim unanim i të gjitha mekanizmave politikë që kanë qenë të pranishëm në Rambuje. Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi si domosdoshmëri për t’i rezistuar forcës dhe regjimit të Beogradit. Që prej fillimit unë jam në radhët e UÇK-së. Në fillim ishim pak, por tashmë UÇK është një forcë me perspektivë për të ardhmen e Kosovës”, tha Thaçi. /tvklan.al