Intervista e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Agim Shehu (2007)
Autori: Blendi Fevziu
22:57 08/03/2007Ai është një personazh i rëndësishëm i viteve 1992-1997. Bëhet fjalë për gjeneral Agim Shehun, i cili pas 1997-ës ai nuk ka jetuar në Shqipëri dhe nuk ka folur asnjëherë për mediat shqiptare për të zbardhur këtë periudhë të jetës së tij. Shehu gjithashtu ka mbajtur edhe postin e zv.ministrit të Brendshëm dhe ka qenë drejtor i përgjithshëm i policisë në vitet 1992 – 1997.
Ai është akuzuar në mënyrë permanente nga opozita e kohës, por i ftuar në emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu ai foli për jetën dhe karrierën e tij.
“Unë jam shkolluar si “Oficer karriere” dhe kam punuar në Ministrinë e Brendshme dhe Pedagog, drejtor i Forcave të Kufirit dhe më pas arrita në krye të Policisë. Në krye të policisë më ka përzgjedhur puna dhe djersa ime dhe nuk i jam mirënjohës askujt. Sali Berishën e kam njohur atëherë kur e njohën të gjithë shqiptarët dhe marrëdhëniet e mia me të kanë qenë marrëdhënie pune dhe jo shoqërore, pa i kaluar caqet”, tha Shehu./tvklan.al
I ftuar: Agim Shehu ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë 1992 – 1997.