Intervista e Komandantit Ushtarak Suprem të NATO-s, Uesli Klark (28 Maj 1999)
Intervistë me Komandantin Ushtarak Suprem të NATO-s, Uesli Klark.
Gazetarja: Mendoni se konflikti në Kosovë është afër përfundimit të tij?
Uesli Klark: Tashmë dihet qartë fundi i këtij konflikti. Ne jemi fituesit, ndërsa Millosheviçi është i humbur. Aleanca ka realizuar të gjitha opsionet e mundshme.
Gazetarja: Mendoni se opsioni i ndërhyrjes së trupave tokësore është mundësia më e mirë për përfundimin e konfliktit në Kosovë?
Uesli Klark: Ky është një vendim i cili do të merret nga politika, por unë personalisht mendoj se të gjitha opsionet për zgjidhjen e konfliktit janë të hapura. NATO do të përdorë të gjitha mënyrat për të realizuar kthimin e njerëzve të larguar nëpër shtëpitë e tyre./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori