Intervista e Maks Cicikut (16 Janar 1999)


Intervista e Maks Cicikut (16 Janar 1999)

16:58 16/01/1999

Nuk e di a do ta quaja arrestim. Mua më është bërë një thirrje nga organet kopetente në orën 6 të mëngjesit të ditës së shtunë dhe pas një mori pyetjesh jam i lirë siç e shikoni dhe vazhdoj aktivitetin normal si çdo qytetar ose çdo biznesmen i thjeshtë”

Përsa u përket personave qe e arrestuan Ciriku tha se ishin nga Shërbimi
Informativ dhe se sipas tij i transmetuan me mjetet e tyre në Rajonin 3 të Tiranës nga aty kaluan në Rajonin 4 ku u bë takimi me kopetentët ku dhe u sqarua gjithçka rreth dilemës se tyre.

“Ata thjesht dyshonin në pyetjet e tyre, sepse unë kam kryer një arsim në Shtetin e Arabisë Saudite, jam diplomuar atje dhe pyetjet e tyre konsistonin në lidhjet e mia që kam pasur në ato kohë me persona të ndryshëm ose pedagogë me studentë ose diçka tjetër. Kjo ishte në përgjithësi.”

Lidhjen me Ambasaden Amerikane, ai e shpjegon kështu:

“Këtë lidhje nuk di se si t’a shpjegoj pasi është diçka vërtetë e paimagjinueshme për personin tim, që unë të kem një lidhje ose diçka të tillë me këtë lloj ambasade. Këtë do ta shpjegoja meqë unë kam studiuar dikur në vendet arabe dhe kam një autoritet pasi unë posedoj një firmë. Kam autoritet nder arabët që ndodhen në Shqipëri. Për këtë unë kam edhe marrëdhënie biznesi të ndërtuara me ato. Mbase kjo ka qënë një hije dyshimi hedhur mbi personin tim.” /tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe






Të ngjashme