Intervista me Mejdanin, Doklen, Majkon, Metën, Berishën (23 Mars 1999)


Intervista me Mejdanin, Doklen, Majkon, Metën, Berishën (23 Mars 1999)

13:15 23/03/1999

Intervistë me Presidentin Rexhep Mejdani, Namik Dokle, Pandeli Majko, Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Rexhep Mejdani: Unë do të thoja që Shqipëria di të reagojë dhe do të reagojë. Problemi është të shmanget një gjakderdhje e re e popullit shqiptar në Kosovë. Dhe për këtë unë i bëj thirrje edhe një herë Komunitetit Ndërkombëtar që të veprojë sa më shpejt.

Gazetari: Çfarë do i sugjeroni Qeverisë Shqiptare në këto momente për mbrojtjen e vendit.

Namik Dokle: Që të hapë sytë dhe të jetë më e mençur dhe më në këmbë. Dhe mendoj që momentet e fundit disa nga veprimet që janë bërë nga Qeveria, qoftë në Veri të Shqipërisë, qoftë dhe në vende të ndryshme të Shqipërisë deri dhe tek alarmi i Shtabit të Përgjithshëm është një veprim i cili më duket se shkon në drejtimin e…

Gazetari: A ndjehet e mbrojtur Shqipëria përballë një agresioni serb?

Pandeli Majko: Ndjehet e mbrojtur në radhë të parë nga vetë kombi vet.

Ilir Meta: Shqipëria, kombi shqiptar është në gjendje të përballojë çdo situatë.

Sali Berisha: Sot është një ditë e shpresave të mëdha, një ditë e besimit drejt të ardhmes, e shikimit drejt të ardhmes./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme