Intervista me Presidentin Serb, Boris Tadiç
Autori: Blendi Fevziu
23:46 23/03/2011Emisioni “Opinion” në pjesën e parë solli intervistën midis gazetarit Baton Haxhiut dhe Presidentit të Serbisë Boris Tadiç. I ftuar në studio në pjesën e dytë të emisionit, Baton Haxhiu foli në lidhje me raportet dhe problemet e Kosovës me Serbinë, por edhe me Shqipërinë.
Në fillim të intervistës, Haxhiu u shpreh: Realisht ai ka filluar të bëjë atë që duhet të bëjë, dialogimin me Kosovën, për çështje teknike. Ai konsideron që konfilkti midis shqiptarëve dhe serbëve është 130 vjeçar. Mbas bisedimeve teknike, i duhet marrëveshja historike shqiptaro-serbe. Unë personalisht e pyeta pse nuk thoni Kosovë-Serbi? Ai tha jo sepse ky problem nuk është veç i Kosovës dhe Serbisë, por është i shqiptarëve dhe serbëve./tvklan.al