Intervista me qytetarët për rivendosjen e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi – (20 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Intervista me qytetarët e Tiranës, nëse është e drejtë vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Gazetarja:- Ju lutem si e komentoni vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Serbisë dhe Shqipërisë?
“Mua më duket e drejtë. Duhen vënë kushtet, që edhe ata të plotësojnë detyrimet ndaj nesh”.
“Ky është një veprim tepër normal. Edhe ne s’duhet të mbetemi prapa me zhvillimet që ka bota sot. Në politikë ne jemi të barabartë me të tjerët”.
“Në asnjë mënyrë nuk duhet të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike me Serbinë, para se të liroheshin shqiptarët nga burgjet e Serbisë. Para se të gjendeshin shqiptarët e zhdukur atje, para se të çlirohej Presheva nga policia dhe ushtria serbe. Por kjo qeveri pasuese e Enverit, nuk mund të veprojë ndryshe, vetëm kështu”./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori