Intervistat pas ndeshjes Shqipëri-Maqedoni – (10 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Alban Bushi:- “Dua të them se gjithë ekipi i shkëlqyer sot, bombarduan ekipin e maqedonisë, si me lojë ashtu edhe me gola. Do të isha më i kënaqur sot të shënoja një gol për publikun”.
Sulejman Starova:- “Pavarësisht se ndeshja është miqësore, në kuadër të përgatitjes së ekipit tonë kombëtar me ndeshjen me Slloveninë, do të thoja se për publikun për skuadrën ka rëndësi të veçantë fitorja”
Igli Tare:- “Rëndësi ka që skuadra sot zhvilloi një lojë shumë të mirë dhe e rënsëdishme ishte dhe rezultati pozitiv”.
Erjon Bogdani:- “Goli i parë i imi me kombëtaren. Jam shumë i gëzuar që shënova golin”
Trajneri Astrit Hafizi:- “Loja ishte me të vërtet e mirë edhe rezultati edhe aktivizimi i disa lojtarëve, të cilët ne krijuam një ide. Kjo ishte dhe domethënia e kësaj ndeshje”.
Foto Strakosha portieri i skuadrës kombëtare është vlerësuar futbollisti shqiptar më i mirë i vitit. Në një ceremoni modeste e zhvilluar para takimit atij i është dhënë trofeu “Loror Boriçi”./tvklan.al