Intervistë me Genc Pollo (8 Shtator 1999)


Intervistë me Genc Pollo (8 Shtator 1999)

11:42 08/09/1999

Intervistë me Nënkryetarin e Partisë Demokratike, zotin Genc Pollo, i cili kandidon për kryetar partie.

Gazetari: Zoti Pollo çfarë ju ofron demokratëve alternativa juaj?

Genc Pollo: Po besoj që ju ofron gjënë kryesore që është ngritja e partisë në nivelin e duhur për të ardhur sa më shpejt ne pushtet.

Gazetari: A keni energji që të mundni zotin Berisha?

Genc Pollo: Po besoj që demokratët në kuvendin do të votojnë për të ardhmen, gara politike brenda PD-së duhet të jetë një garë korrekte. Energjitë mua nuk më mungojnë, natyrisht që çdo kandidat ka fushatën e vet për të bërë. E rëndësishme është që në Kuvend të ecet në mënyrë korrekte, të ketë një votim korrekt dhe pastaj kryetari i ri të mbështetet nga kushdo tjetër me një platformë të qartë që të përbëjë konsensusin ,të arrijë konsensusin në PD. Kryesorja është që PD nuk ka pse gozhdohet në opozitë, PD-ja duhet të eci drejt pushtetit jo për veten e saj por për Shqipërinë.

Gazetari: Do kërkoni votim të hapur në Kuvend apo të fshehtë?

Genc Pollo: Rregulli është që votimi do jetë i fshehtë dhe votimi do jetë padyshim një votim për të ardhmen e Partisë dhe të Shqipërisë.

Gazetari: Do t’i përgjigjeni pozitivisht ftesës së Departamentit të Shtetit Amerikan?

Genc Pollo: Unë jam i gatshëm për të bërë çdo gjë që duhet për të forcuar lidhjet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Gazetari: Partneri i PD-së Shtetet e Bashkuara do të jenë?

Genc Pollo: Gjithçka që i shërben Shqipërisë duhet bërë dhe Shqipëria e tregoi dhe e treguan dhe muajt e fundit që duhet të forcojë lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara. Shqipëria është një vend europian duhet të integrohet në Europë por lidhjet me Shtetet e Bashkuara duhet të forcohen dhe kjo duhet të përpiqet gjithkush me sa mundet të arrijë këtë.

Gazetari: A është mirëpritur në bazë kandidatura juaj?

Genc Pollo: Po./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme