Intervistë me ish-kryeministrin Pandeli Majko – (5 Dhjetor 2000)


Intervistë me ish-kryeministrin Pandeli Majko – (5 Dhjetor 2000)

15:36 05/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Intervistë me ish-kryeministrin Pandeli Majko për dialogun pozitë-opozitë, thashethemet për marrëveshje mes tij dhe Berishës, si dhe marrëdhënia me Ilir Metën.

Pandeli Majko:- “Mendoj se nuk është sekret të thuhet përpara opinionit publik shqiptar, se qeveritë teknike, përgjithësisht në Shqipëri kanë qenë qeveri të dështuara, sepse përgjithësisht kanë qenë qeveri të askujt dhe nuk kanë pasur atë përgjegjësi, të cilën e kanë pasur qeveritë e partive. Unë dëshiroj të shpreh përball opinionit publik shqiptar se do të ngelë konstant dhe  deri në fund me idenë, që shteti duhet të jetë i balancuar, për atë që quhet pakt social, jo vetëm me pjesën elektorale, që të ka votuar por dhe me atë që nuk të ka votuar. Fryma është për një dialog me opozitën, por nuk duhet fshehur edhe ndjenja e acarimit sidomos nga kreu i opozitës Berisha dhe aq shkon kjo sa më akuzojnë edhe për bashkëpunim me Berishën. Problemi është se ne duhet të zgjidhin problemet afat gjata të vendit, pastaj se vjen në tavolinën e bisedimeve Shaban Memia, Sali Berisha, Ridvan Bode apo nënkryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ky është një problem tjetër. Unë kam përshtypjen se dialogu aktualisht po përdoret si një retushim për të fshehur polarizimin, se sa për ta gjetur si mekanizëm efikas. Unë mendoj se Meta ka gjetur një këndvështrim të parjes së shtetit, pra ta mbrojtur shtetin me forcë, përballë njerëzve të cilët e sulmojnë atë, por unë mendoj se shteti nuk është vetëm skërmitje, shteti është edhe balancë”./tvklan.al






Të ngjashme