Intervistë me Kreshnik Spahiun (5 Tetor 1999)


Intervistë me Kreshnik Spahiun (5 Tetor 1999)

16:06 05/10/1999

Greva e urisë e të akuzuarve nga Prokuroria si organizatore dhe pjesëmarrës në kryengritjen e armatosur të 14 Shtatorit të 98, sot në ditën e 7 të saj. Kjo grevë u shpall në shenjë proteste ndaj vendimit të trupit gjykues për dosjen e parë të kryesuar nga Sokol Pasho për zgjatjen e periudhës së paraburgimit. Avokati Kreshnik Spahiu është prononcuar për TV Klan.

Kreshnik Spahiu: Gjendja e të arrestuarve në burgun 313 është tepër e rëndë. Dy nga të arrestuarit Muharrem Boshnjaku dhe Sokol Gashi mbrëmë janë shtruar në spitalin e burgut për shkak të mospërballimit të grevës së urisë. U informuam se është rënduar tepër shëndeti i kryetarit të Partisë Legalitetit, Eqerem Spahia dhe të arrestuarit Elvis Kamberi. Por të dy këta të fundit nuk kanë pranuar që të shoqërohen për në spitalin e burgut. Gjithashtu Eqerem Spahia dhe Sali Shehu kanë pasur dje një kontakt prej dy ore e gjysëm me përfaqësuesit e Këshillit të Europës dhe OSBE-së me përfaqësi në Tirane të cilët kanë qënë tepër të interesuar për gjendjen e të arrestuarve.

Gazetari: Çfarë është diskutuar në këtë takim?

Kreshnik Spahiu: Thjesht ata janë informuar me gjendjen e të arrestuarve në grevën e urisë dhe rrethanat në të cilat ata po kryejnë këtë grevë./tvklan.al






Të ngjashme