Intervistë me Mirjan Hakanin (25 Janar 1999)


Intervistë me Mirjan Hakanin (25 Janar 1999)

15:55 25/01/1999

Intervistë me Mirjan Hakanin i cili flet për organizimin nga Bashkia të ndeshjes së futbollit ndërmjet Pozitës dhe Opozitës. Ky aktivitet është në formën e një spektakli ku do marrin pjesë dhe këngëtarë të ndryshëm dhe do të këndohet Himni Flamurit live nga sopranoja Edit Mihali.

Gazetari: Z.Hakani, cili është motivi që ju ka shtyrë të organizoni këtë sfidë krejt të veçantë?

Mirjan Hakani: Bashkia e Tiranës duke përshendetur frymën e bashkëpunimit dhe të tolerancës të evidentuar këto kohët e fundit ka menduar të organizojë një ndeshje miqësore futbolli në Stadiumin “Qemal Stafa” ndërmjet Pozitës dhe Opozitës. Ky aktivitet është organizuar në formën e një spektakli ku do marrin pjesë dhe artistët dhe këngëtarët më të mirë të Shqipërisë. Është çeshtje kombëtare ajo që po ndërgjegjëson të gjithë shqiptarët kudo që janë. Pra, ju ftoj të gjithëve ditën e dielë me datën 31 Janar në orën 17.00 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa.”

Gazetari: Z.Hakani konkretisht mund të na jepni ndonjë emër të
politikanëve të cilët janë të gatshëm për të dalë në fushë ditën e dielë?

Mirjan Hakani: Mos të them që 99% edhe nga krahu i Pozitës dhe nga krahu i Opozitës kanë shprehur dëshirën për të luajtur në këtë ndeshje. Emra konkretë mund të them nga krahu i Pozitës Zëvëndëskryeministri Ilir Meta, Musa Ulqini Ministri i Informacionit, Erjon Brace, Petro Koçi Ministri i Brendshëm dhe shumë të tjerë që unë do dëshiroja t’ia lëmë fushës. Por dhe nga krahu i Opozitës kemi një sensibilizim. Janë shumë personalitete të Partisë Demokratike si Brojka, Bamir Topi, është E Djathta e Bashkuar, Fatmir Mediu. E veçanta e këtij aktiviteti do të jetë se të gjitha pikat që janë caktuar janë caktuar në ndjenjën e nacionalitetit. Ku për herë të parë do të këndohet dhe Himni i Flamurit live nga sopranoja e mirënjohur Edit Mihali. Do të ketë dhe shumë e shumë gjëra të tjera, pra dhe një herë po jua përsëris i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës me datën 31 janar në Stadiumin
Kombëtar “Qemal Stafa./tvklan.al






Të ngjashme