Intervistë me nënkryetarin e Kuvendit, Namik Dokle (17 Janar 1999)


Intervistë me nënkryetarin e Kuvendit, Namik Dokle (17 Janar 1999)

12:04 17/01/1999

Intervistë me nënkryetarin e Kuvendit, Namik Dokle i cili flet për zbardhjen e çeshtjes Hajdari.

” Është e drejta e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të ndërmarrë iniciativa ligjvënëse dhe këtë të drejtë ajo do t’a shfrytëzojë dhe në do t’a shikojmë në Parlament. Për mua nuk ka shumë rëndësi një iniciativë ligjvënëse e Partisë Demokratike apo e kujtdo qoftë. E rëndësishme është që çeshtja Hajdari të zbardhet sa më shpejt. Për këtë mendoj se duhen respektuar dhe zbatuar të gjitha rrugët që mund të na çojnë në një zbardhje sa më të shpejtë të çeshtjes Hajdari. Është kjo arsyeja që unë dhe në
Këshillin e Europës kam kërkuar madje edhe investigim ndërkombëtar për këtë çeshtje.”

Gazetari: Futja e një grupi hetimor mos do të vëre një organ paralel me Prokurorinë e cila po heton po të njëjtën çeshtje?

Namik Dokle: Grupi hetimor është pjesë e sistemit juridik dhe kuptohet rregullimet ligjore do të jenë në përputhje me rregullat që ka shteti i së drejtës, shteti ligjor dhe me rregullat që përcaktohen në ligjet tona dhe në Kushtetutën tonë.

Gazetari: E quani kontradiktore një propozim për një ligj ndërkohë që PD është jashtë Parlamentit aktualisht?

Namik Dokle: Grupi i saj parlamentar është ende grup parlamentar dhe ka të drejtën e iniciativës ligjvënëse jo vetëm për këtë çeshtje por edhe për shumë çeshtje të tjera, për atë çfarë ajo mendon si parti.

Gazetari: Ju siguroni mbështetjen e mazhorancës socialiste siç ka bërë Kryeministri Majko?

Namik Dokle: Unë respektoj të drejtën e iniciativës ligjvënëse pastaj votimi është vullneti i Parlamentit dhe jo vetëm i një vote qoftë kjo e Kryeministrit apo e Nënkryetarit të Kuvendit./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme