Intervistë me një biznesmen (30 Mars 1999)


Intervistë me një biznesmen (30 Mars 1999)

11:47 30/03/1999

Intervistë me një biznesmen i cili flet për kontributin që duhet të japim për të ndihmuar refugjatët kosovarë.

Një biznesmen: Të tregojmë edhe një herë veten se sa nacionalistë jemi, kuptohet nacionalizëm i ndershëm dhe jo nacionalizëm serb, se nacionalizmi jonë është për të përballuar këtë situatë, për të mos na vdekur vëllezërit tanë dhe duhet të kontribuojmë të gjithë së bashku. Në këto kushte në të cilat ndodhet shteti jonë duhet të jemi të vetëdijshëm që nuk kanë ndihmë se çfarë ndihme dhe nëqoftëse e bëjmë këtë ndihmë unë do të thosha që kjo është një detyrë që i takon çdo patrioti, është një detyrë që i takon çdo shqiptari, është një detyrë që i takon çdo biznesmeni. Dhe nuk
duhet të presim ndihmë nga shteti, ose nuk duam kompensim përderisa unë pagova 100 milion lekë të vjetra dhe të gjejmë rrugë të tjera të ndërthurura që të na i paguajë shteti se atëherë do të ishte më
mirë t’i paguante vetë shteti. Pra çdo biznesmen, çdo qytetar kështu duhet t’a kuptojë këtë thirrje që ato që paguan i paguan për veten e vet, ato që paguan i paguan për shtetin e vet për kombin e vet, për vëllezërit e vet./tvklan.al

Gazetare : Eni Vasili






Të ngjashme