Intervistë me përfaqesuesen e OSBE-së (22 Nëntor 1999)


Intervistë me përfaqesuesen e OSBE-së (22 Nëntor 1999)

15:56 22/11/1999

Gazetari: Ju keni marrë pjesë në shumë nga qendrat e votimit, cila është pikëpamja juaj për ecurinë e deritanishme për procesin e votimit refrendar?

Përfaqësuesja e OSBE-së: Votimi duket se procedon mjaft qetësisht dhe ka shumë votues, e gjithë gjendja është shumë e qetë ashtu si çdo parti politike dha këshillë, dhe kjo flet për zhvillimin e demokratizimit në Shqipëri dhe ne jemi shumë të nderuar të morëm pjesë në monitorizimin e këtyre zgjedhjeve.

Gazetari: Ku ja shpërndarë vëzhguesit tuaj, në cilat zona votimi dhe a kanë hasur probleme deri tani?

Përfaqësuesja e OSBE-së: Ne kemi 88 ekipe që janë shpërndarë në gjithë Shqipërinë ndërsa anëtarët parlamentarë janë në zonat e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës.

Gazetari: Në zonat e veriut keni dërguar vëzhgues dhe a shikoni probleme në rrezikimin e jetës së tyre, keni marrë garanci nga qeveria shqiptare?

Përfaqësuesja e OSBE-së: Ne ia kemi lënë në dorë sigurimin autoriteteve shqiptare dhe aty ku ato mendojnë se duhet na e japin sigurinë dhe ajo që na ka penguar për verilindjen ka qënë vetëm bora./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme