Intervistë me Petro Koçin – (20 Maj 1999)


Intervistë me Petro Koçin – (20 Maj 1999)

11:01 20/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me ish-Ministrin e Rendit Publik Petro Koçi.

Petro Koçi:- “Dje nuk u vu në provë mbështetja për ministrin apo për Kryeministrin. Dje ka qene vetëm nje proces i thënies të së vërtetës”.

Gazetari:- Megjithatë e vërteta nga ju doli dhe a u perkrah nga të tjerë brenda grupit?

Petro Koçi:- “Por thashë dhe një herë që ne nuk bëmë ndonjë votëprovim për ato çka u thanë. Megjithatë une jam shumë i kënaqur nga bashkëpunimi me grupin parlamentar, me deputetët në përgjithësi gjatë gjithë kohës që unë kam patur funksionet e Ministrit të Rendit”.

Gazetari:- Pse pikërisht Majko mori një vendim për t’ju larguar ju. Jeni një nga bashkëpunetorët e tij të ngushtë përpara se të formohej Qeveria Majko?

Petro Koçi:- “Unë nuk jam bashkëpunëtor personal i askujt dhe s’kam për të qenë ndonjëherë. Unë jam bashkëpunetor i vlerave tona të shprehura në gjirin e Partisë Socialiste”.

Gazetari:- Duket që Majko i tradhtoi këto vlera?

Petro Koçi:- “Kjo është një çështje për të cilën unë do te flas me vonë”.

Gazetari:– Mendoni që u larguat se rendi vuajti këto momente?

Petro Koçi:- “Enigma e gjithë kësaj çështje që diskutohet besoj e ka çelesin tek takimi Majko-Berisha”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme